Ndërron jetë “daja Ramiz”

Aktori i njohur turk, Tuncel Kurtiz, ka ndërruar jetë në moshë 77-vjeçare.

I lindur në vitin 1936 në Izmit të provincës Kocaeli, ai gjatë karrierës ka punuar si skenarist, aktor dhe regjisor.
Që nga viti 1958, ka performuar në skena të ndryshme në teatrot e Stambollit dhe gjetiu në Turqi, po ashtu ka luajtur edhe në Teatrin Mbretëror të Stokholmit dhe Teatrin Suedez, pastaj ka qenë pjesë e shfaqjeve në Berlin, Frankfurt, Hamburg dhe në Angli.
Gjatë karrierës ka fituar çmime të ndryshme si aktor dhe si skenarist. Një nga rolet më të rëndësishme ka qenë ai në filmin “Suru” dhe pastaj në serialet e shumta televizive.
Te ne u bë i njohur me rolin e Ramiz Karaeskit në serialin “Ezel”, i cili ka qenë njëherësh roli i tij më i rëndësishëm në vitet e fundit.
Sipas mediave turke, Kurtiz ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimit të kokës pas rrëzimit në shtëpinë e tij në Stamboll. 

The famous Turkish actor, Tuncel Kurtiz, has died at age 77 years.

Born in 1936 in Izmit Kocaeli province, long career he worked as a screenwriter, actor and director.
Since 1958, it has performed in various venues in theaters in Istanbul and elsewhere in Turkey, has also played at the Royal Theatre of Stockholm and the Swedish Theatre, then was part of the theater in Berlin, Frankfurt, Hamburg and England.
During career has won various awards as an actor and screenwriter. One of the most important roles was in the movie he "Suru" and then in numerous television series.
Of us became familiar with Ramiz Karaeskit role in the series "Ezel", who was once his role more important in recent years.
According to Turkish media, Kurtiz died as a result of head injury after fall at his home in Istanbul.