Ne nuk kemi punë me individë, por kemi punë me dukuri negative në shoqërinë tonë dhe ngritjen e vetëdijes. Çdo dukuri negative në shoqëri e ndien peshën e stupcit.
A ia keni parë sherrin goditjeve të stupcit?Jo, veç hairin.
Vedat, keni një fizionomi që njerëzit i bën të “rrëqethen” që në kontaktin e parë, e lëre më kur filloni të thumboni... Nuk e di, unë jam si çdo qytetar tjetër i Kosovës.
A kanë fuqi humori dhe satira t’i lëvizin gjërat nga vendi, apo ju silleni “qysh është vendi edhe kuvendi”?Patjetër, satira është pjesë e pandashme e kësaj shoqërie dhe e ka efektin e vet, ndërsa “Stupcat” kurrë nuk sillen si është vendi edhe kuvendi, sepse “Stupcat” nuk i takojnë askujt, përpos popullit. Ne jemi vetëm të popullit.